E Diel, 1 Nëntor 2026

Honda pranon ulje rroge, Milani gati ta marrë

Mesfushori japonez Keisuke Honda duket i gatshëm të bëjë çdo sakrificë të mundshme për të vedhur fanellën e Milanit. Telenovela e verës në shtëpinë kuqezi duket se do të mbyllet brenda pak ditësh, sepse është lojtari japonez që po dikton ritmin e bisedimeve mes dy shoqërive. Honda shprehet i gatshëm ta reduktojë pagën, nga 2.5 milionë euro, në 1.8 milionë dhe kjo është një ndihmë e madhe për Adriano Galianin, që do të nisë një tjetër ofensivë ndaj skuadrës moskovite, për të përshpejtuar ritmin e bisedimeve, sepse objektivi është udhëtimi i lojtarit bashkë me skuadrën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rihapjen e dritës jeshile e konfirmon edhe vetë administratori i deleguar i Milanit, që konfirmon një takim të mundshëm me presidentin e skuadrës ruse në Gjermani, ku kuqezinjtë ndodhen për turneun “Audi Cup”. Nëse gjithçka shkon në drejtimin e duhur, marrëveshja mund të mbyllet brenda javës. Në janar Milani mund ta marrë me parametro zero futbollistin japonez, pasi atij i mbaron kontrata, por kuqezinjtë duan shërbimet e tij më parë, pasi kanë nevojë përforcojnë mesfushën. Kjo është edhe në leverdinë e CSKA-së së Moskës, e cila mund të përfitonte sadopak nga ky transferim, pasi në janar Honda do të jetë i lirë. (e.i/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›