E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, bastiset shtëpia e ministrit Agim Çeku

PRISHTINE - Shtëpia e ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, është bastisur nga Policia e Kosovës më 23 korrik, ku gjatë një operacioni të gjerë policor u arrestuan tetë persona të dyshuar për “kontrabandim të migrantëve” dhe “krim të organizuar”.

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë deklaruar portalit Indeksonline se në momentin e bastisjes, në shtëpinë e Çekut në lagjen “Matiqan” të Prishtinës ka qëndruar një mik i tij, i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas këtyre burimeve, hetimet e policisë nuk kanë të bëjnë asgjë me ministrin Çeku.

Operacioni policor i koduar me emrin “Ereniku” goditi një rrjet të gjerë të trafikantëve të migrantëve, dhe konfiskoi edhe disa armë.

Përveç shtëpisë së Agim Çekut, janë kontrolluar edhe pesë lokacione të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës.
Tetë të arrestuarit, përfshirë edhe miku i Agim Çekut, ndodhën në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›