E Diel, 1 Nëntor 2026

Honduras-kriza, Zelaya: Do rikthehem paqësisht në pushtet

Presidenti i rrëzuar i Hondurasit Manuel Zelaya premtoi se do të rikthehet në pushtet me mjete paqësore dhe mohoi se ishte duke mbledhur grupe të armatosura përkrahësish pranë kufirit me Nikaraguan.
Zelaya, në mërgim në Nikaragua, gjithashtu shprehu keqardhjen për vdekjen e një nga mbështetësit e tij i cili u qëllua me armë zjarri gjatë protestave të javës së kaluar.
Mbështetësi vdiq të shtunën nga plagët e marra, pasi përpjekjet për zgjidhjen e krizës të shkaktuar nga grushti i shtetit I 28 qershorit dështuan.
" Ne jemi në solidaritet me veten tonë, në solidaritet me të ardhmen, solidaritet në kërkim të paqes dhe bisedimeve në Republikë, jo në shpërndarjen e armëve.me shpërndarjen e armëve e vetmja gjë që ata do të shohin është se edhe populli do të vet armatoset për t'iu përgjigjur atyre, por ne nuk dëshirojmë të bëjmë këtë."-tha Zelaya.
Ai më vonë mbërriti në kufirin e Nikaraguas me Hondurasin, udhëtimi i tretë i tij në rreth një javë, për tu takuar me qindra mbështetës të vendosur në kampim jashtë në këtë zonë.
Zelaya kaloi shkurtimisht në Honduras muajin e kaluar, para se të kthehej në Nekaragua. Është ende e paqartë se për sa kohë ai do të mbetet në kufi.
Roberto Micheletti, kreu i qeverisë së përkohshme të Hondurasit, i vendosur pas grushtit të shtetit tha se ai ishte duke mbajtur një prani të fortë ushtarake dhe policore në kufirin jugor, për tu përballur me veprime të armatosura nga mbështetës të Zelaya në zonë.
Udhëheqësit e qeverisë së përkohshme kanë thënë se Zelaya do të arrestohet nëse hyn në territorin hondurian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›