E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, digjen të gjallë 6 të krishterë nga një grup mysliman

Dhunë kundër të krishterëve në Pakistan. 6 persona, duke përfshirë 3 gra u dogjën të gjallë nga një grup myslimanësh dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur në përleshjet fetare që kanë ndodhur në ditët e fundit në zonën e Gojra, në provincën Punjab, në Pakistanin qendror.
Myslimanët që I përkasin grupit "Sipah-e-Sahaba", të konsideruar si të jashtëligjshëm nga qeveria pakistaneze, sulmuan një lagje të krishterë.
Tensionet në zonë datojnë disa javë më parë, por në ditët e fundit një grup fanatik mysliman grabitën dhe i vunë zjarrin një dy kishave në Korian. Sulmi lindi pas një akuze të rreme për blasfemi sipas së cilës të krishterët do të përdhosnin Kuranin gjatë një ceremonie martesore. Në vend të kësaj, të krishterët organizuan një proçesion në zonat myslimane. Që këtu lindi zëmërimi i anëtarëve të "Sipah-e-Sahaba" të cilët sulmuan të krishterët. 7 persona u dogjën të gjallë, dhjetra të plagosur, kryesiht për shkak të hedhjes së gurëve dhe të shtënave që ende ndjehen në zonë.
Televizionet vazhdojnë të tregojnë fotografitë e përleshjeve, të muslimanëve mbi çatitë e shtëpive që qëllojnë ndaj policisë e cila përpiqej për të vendosur nën kontroll situatën.
Disa shtëpi u dogjën dhe trafiku hekurudhor në këtë zonë u bllokua. Myslimanët e rebeluar bllokuan rrugët lidhëse në Gojra dhe në disa fshatra, duke blloukuar në kazerma disa policë dhe sidomos zjarrëfikëset, duke i penguar këta të fundit në shuarjen e flakëve.
Ministri Pakistanez për minoritetet Shahbaz Bhatti duke mohuar se të krishterët kishin përdhosur librin e shenjtë musliman, akuzoi policinë se nuk e kishte mbrojtur sa duhet komunitetit e krishterë në këtë zonë, ashtu sikurse ishte kërkuar prej ditësh.
Ministri i Drejtësisë i shtetit të Punjab, Rana Sanaullah, njoftoi një hetim, ndërsa parlamentarët e shtetit u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme për të dënuar sulmet, duke akuzuar qeverinë se nuk ka mbajtur premtimin për të mbrojtur të krishterët duke i kërkuar kreut të Gjykatës së Lartë, Iftikhar Mohammed Chaudhry, për të siguruar se autorët e dhunës së ditëve të fundit do të çohen para drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›