E Diel, 1 Nëntor 2026

Honduras, përleshje në burg, 13 të vdekur

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e përleshjeve në një burg në veri të Hondurasit, vetëm pak javë pasi një zjarr i rënë në nje tjetër burg provokoi vdekjen e 300 personave.

Duke përdorur thika, armë, hanxharë apo sende të tjera, të burgosurit, pjesë e grupeve rivale mes tyre, janë përleshur në burgun e San Pedro Sula, një vend që njihet për punishtet tekstile dhe për nivelin e lartë të dhunës ndërmjet bandave.

Edhe gjatë përleshjeve mes tyre, është regjistruar gjithashtu një vatër zjarri e cila ka provokuar djegien dhe vdekjen e dy të burgosurve. Një tjetër personi i është prerë koka. "Ajo që provokoi këtë përleshje, ishte një debat mes grupeve rivale- tregon shefi i operacioneve të policisë Valter Amayer.

Policia ka ndërhyrë në ambientet e burgut për të shuar dhunën pasi anëtarët e grupeve rivale të të burgosruve, morën kontrollin e komplesit dhe morën peng disa nga të burgosurit e tejrë. Hondurasi është nën presion për të marrë masa të menjëhershme për sistemin e burgjeve, në të cilat ndodhet 13 000 njerëz, por burgjet kanë kapacitet vetëm për 7000 persona. Shumica prej tyre nuk janë gjykuar nga një gjykatë. Muajin e kaluar në burgun e një tjetër qyteti, u dogjën të gjallë 360 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›