E Diel, 1 Nëntor 2026

Honduras, zjarri i rënë në burg vrau 355 persona

Autoritetet thonë se tanimë bilanci i viktimave ka arritur në 355 persona të vdekur. Kamionët transportuan sot trupat e viktimave nga burgu në Comayagua për në morgun në Tegucigalpa, 100 kilometër tutje.

Të afërmit e viktimave kanë udhëtuar për në kryeqytet në pritje të kthimit të trupave të njerëzve të tyre të dashur.
Qeveria ka premtuar hetim të plotë të ngjarjes dhe pranoi se i gjithë sistemi i burgjeve ka nevojë për reformim.
Një zëdhënës i Prokurorit Publik tha se ky ishte zjarri me pasojë më të mëdha i rënë në një burg përgjatë shekullit të fundit.

Dje u njoftua se shumica e viktimave humbën jetën nga flakët dhe asfiksimi brenda qelive të tyre. Në momentin e shpërthimit të flakëve, në burg ndodheshin më shumë se 800 të burgosur./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-16 19:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›