PS shpërndan ndihma në Bulqizë

Sipas PS-së, Rama ka shpërndarë 60 ton ushqime. Në Bulqizë kanë qenë dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe ai i Kavajës, ndërkohë që ndihmat janë shprehje e solidaritetit të qytetarëve jo vetëm të Durrësit dhe Kavajës, por edhe të Vlorës e Lushnjës. Rama u shpreh se ajo çka po bën Partia Socialiste është vetëm një shprehje e solidaritetit njerëzor.
“Kjo është ajo që ne mundëm të bëjmë për momentin. Do të donim të bënim më shumë, por kjo është vetëm një shprehje solidariteti njerëzor. Sepse strukturat e detyrimet ligjore dhe shtetërore i ka qeveria. Ne kemi vetëm zemrën dhe mendjen të përqendruar që të bëjmë gjithçka është e mundur që të lehtësohet sadopak kjo krizë e bllokimit edhe e mungesës së ushqimeve e të ilaçeve, aty ku mundemi, aq sa mundemi. Nuk e zgjidhim dot gjithçka, por të paktën të lehtësojmë sa mundemi situatën në familjet tuaja”, ka thënë ai. /Start/
2012-02-17 08:49