Honduras/Ushtria hap zjarr ndaj mbështetësve të Zelaya
Të paktën një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë kur mijëra protestues të cilët kërkojnë kthimin e presidentit të rrëzuar hondurian Manuel Zelaya upërleshëm me trupat në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytet, thanë shërbimet emergjente për Reuters. Trupat u shpërndanë në pozicione rreth aeroportit. Ushtarakët hondurianë dhe forcat e policisë hodhën gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në aeroportin e Tegucigalpa për të pritur krhimin e presidentit të dëbuar Manuel Zelaya.
Zelaya ndaloi tentativat për tu rikthyer në shtëpi pasi ushtarët u përleshën me mbështetësit e tij ndërkohë që ai u përpoq të ulej në, duke rritur tensionet në lidhje me grushtin e shtetit që e rrëzoi atë. Avioni i tij u ul në vendin fqinjë Nicaragua, pasi ai tha fillimisht se fluturimi i tij nga Uashingtoni do të devijonte në El Salvador.
Grushti i shtetit ka shënuar krizën më të keqe në Amerikën Qëndrore që prej 2 dekadash duke testuar diplomacinë rajonale dhe duke ngritur një sfidë për administratën Obama. Një zyrtar i lartë i SHBA-së e përshkroi situatën në Honduras, një eksportues i varfër i kafes dhe tekkstileve, si shumë të paqëndrueshme dhe sfiduese. Qeveria e përkohshme e Hondurasit, e cila i ka rezistuar presioniot në rritje të ndërkombëtarëve në lidhje me grushtin e shtetit, refuzoi lejen e Zelaya për të hyrë në vend dhe paralajmëroi se ai do të arrestohej. Qindra trupa u pozicionuan rreth pistës për të mbrojtur aeroportin. Dhuna shpërtheu pasi protestuesit prishën gardhimin në buzë të aeroportit. Trupat u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe u përleshën me turmën, thanë dëshmitarët.