E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Serbia ka arritur ta pengojë njohjen e Kosovës

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se qytetarët serbë duhet të jenë të kënaqur me punën e ministrisë së tij në vitin e fundit. Ministri serb ka deklaruar se qeveria aktuale ka punuar mirë në politikën e jashtme në tri prioritet që ia kishte vënë vetes: mbrojtjen e Kosovës me rrugë diplomatike, afrimin e Serbisë ndaj BE-së dhe krijimin e pozitës së liderit në regjion. Gjatë një interviste Jeremiç tha se Serbia ka arritur ta pengojë procesin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se është i bindur se do të hapet sërish dialogu për statusin e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›