E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti do të arrihet zgjidhja për emrin

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, theksoi se nëse të dy palët janë fleksibile, mund të gjendet zgjidhja deri në fund të vitit. "Nëse të dyja palët angazhohen seriozisht për çështjen, shumë shpejt do të ketë zgjidhje", theksoi Nimic. Por, ai nuk saktësoi nëse në Shkup vjen me propozim të ri për emrin, por tha se kontesti është komplikuar dhe se nëse të dyja palët janë fleksibile, deri në fund të vitit do të gjendet zgjidhja. "Do të kërkoj nga negociuesit shumë përpjekje dhe punë. Në Shkup do t'i dëgjoj me kujdes qëndrimet e palës së Maqedonisë, të arrijmë përparim në negociatat", deklaroi Metju Nimic. Ndërmjetësi tha se ka mbështetje të madhe nga OKB-ja gjatë ndërmjetësimit dhe se aspak nuk ndjen presion. Vizita e Metju Nimicit në këtë vend është paralajmëruar për javën e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›