E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hong-Kong, melamina edhe te veza

Pas qumështit, për herë të parë substanca helmuese e melaminës është gjetur edhe te vezët në Hong-Kong.

Shtypi vendas raporton mbi zbulimin, që ka ngjallur të tjera shqetësime mbi sigurinë ushqimore. Deri tani mendohej se melamina që shkakton gurë në veshka dhe probleme të tjera kufizohej vetëm te bulmetrat.

Pas zbulimit te vezët që vinin nga Daliani në veri të Kinës, qendra për sigurinë ushqimore në Hong-Kong njoftoi se do të kryejë analiza edhe per prodhimet e mishit.

Sipas shtypit në Hong-Kong, duket se melamina përfundoi te vezët për shkak të ushqimit që iu është dhënë pulave. Vezët përmbajnë dyfishin e sasisë normale të melaminës.
 
Ne universitetin e biokimisë në Pekin hedhin tani dyshime se zinxhiri ushqimor i përzjerë me melaminë mund të zgjerohet, me dyshime jo vetëm për mishin e pulave, por edhe për derrat dhe peshkun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›