E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova pa përfaqësuese në Miss Universe, shkak Rusia

PRISHTINE-Kosova edhe kete vit mund të mbetet pa përfaqësuese në spektaklin Miss Universe 2013.

Shkak per kete eshte bere Rusia, qe nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet dhe si rrjedhojë edhe pasaportat e saj, kështu që bukuroshja e porsazgjedhur Mirjeta Shala mund të mos përfaqësohet në këtë garë, shkruan Express.

Mirjeta Shala ishte zgjedhur mis gjatë një gare të organizuar në RTV 21 ku ajo u zgjodh në mesin e vajzave që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë.

Tashmë i mbetet organizatorit të këtij spektakli, Fadil Berisha që të shfrytëzojë lidhjet e tij me organizatorët e këtij evenimenti dhe Kosova të përfaqësohet edhe këtë vit në këtë garë, ku suksesin më të madh e pati në 2010-ën bukuroshja kosovare Marigona Dragusha që u rëndit në mesin e pesë më të bukurave të universit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›