Kosovë, përkrahje kultivuesve të luleshtrydhes, mjedrës dhe manaferrës
PRISHTINË- Ministria e Bujqësisë e Kosovës, prodhimtarinë e dredhëzës(luleshtrydhes), mjedrës dhe manaferrës sivjet e përkrah me 300 mijë euro, ndërsa me investimet e bëra gjatë vitit të kaluar ka përkrahur 56 kultivues të pemëve të imëta me rreth 100 mijë euro, për ngritjen e 8.5 hektarëve të rinj me këto kultura bujqësore. Kurse në vitin 2011 ka përkrahur 39 kultivues të pemëve të imëta me rreth 72 mijë euro për ngritjen e 7.63 hektarëve të rinj.
Kjo u bë e ditur sot në një panair në Prishtinë, ku shitja e dredhëzave vjeshtore, mjedrave dhe manaferrave të ekspozuara në sheshin "Nënë Tereza" është e kënaqshme për kultivuesit e tyre.
Rreth 700 kg ose rreth 2500 euro është mesatarja e shitjes ditore, që për gjashtë ditë me radhë po arrijnë të realizojnë rreth 13 kultivues, të cilët po marrin pjesë në panairin e mjedrës dhe manaferrës në Prishtinë. E këtyre kultivuesve, që sot u vizituan nga ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe zëvendësdrejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, Chris Edwards, ju premtua mbështetje e mëtejme, si për zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella, ashtu edhe për promovimin e produkteve të tyre nëpër panaire.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)