E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honoris Causa Al- Karafi nderohet nga UT

Kryetari i  Kuvendit të Kuvajtit, Jasem Al-Karafi është nderuar me titullin “Honoris Causa”, nga senati i Universitetit të Tiranës. Gjatë një ceremonie të posacme në nder të tij, ku ka marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, atij i është dorëzuar titulli nga rektori i UT, Dhori Kule.

"I jep zoti Jasem Al- Karaf titullin 'Honoris Causa' me këtë motivacion ' Për kontribut të rëndësishme në nxitjen e progresit social dhe ekonomik si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të edukimit dhe arsimit", tha Dhori Kule, duke i dorëzuar titullin.

Jassem Al Kharafi, ka mbajtur postin e Ministrit te Financave. Në vendin e tij ai njihet si një biznesmen filantrop që shpesh ka vënë në përdorim edhe pasurine e tij vetjake për plotesimin e nevojave te popullit kuvajtan. Al-Karafi eshte zoterues i nje sere biznesesh nderkombetare, ndërsa ka qenë një nga figurat kyce politike që ndihmuan për kalimin e krizes me te madhe qe kaloi shteti kuvajtian, gjatë Luftës së Gjirit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›