E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderron jete Ramiz Alia presidenti i fundit komunist

Ish-presidenti fundit komunist në Shqipëri Ramiz Alia ndërroi jetë në moshën 86 vjecare mengjesin e së premtes  në spitalin e Sanatoriumit në kryeqytet. Gjendja e tij shëndetësore ishtë rënduar kohët e fundit, ndërsa shkak i vdekjes ishin problemet në mushkëri. Në apartamentin  në Tiranë, mbërritën familjarë të tij, ndërsa pritet përgatitja e ceremonisë mortore. 

Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër. U diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954), dhe ishtë një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai  mbajti   detyra të larta ndër të cilat  ajo e Kryetarit të   Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990). Ai ishte zgjedhur nga diktatori Enver Hoxha si pasardhës i tij. Me vdekjen e Hoxhës në 1985 Ramiz Alia mori detyrën të Sekretarit  të Parë të KQ të PPSH-së (1985-1991).

Si sekretar i parë i PPSH-së ndërmori disa ndryshime në sistem, por nuk e ndaloi censurën. Situata e rëndë në vend, por dhe ndryshimet në  vendet e tjera të lindjes komuniste sollën  lëvizjen studentore në vitin 90 që kërkonte dhënien  fund të diktaturës. Këto zhvillime pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri   më 31 mars 1991.Parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e Partisë së Punës , e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Por thuajse një vit më vonë dha dorëheqjen pasi Partia Demokratike fitoi në zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit 1992.

Më 21 maj 1994, zyrtarë të lartë të regjimit komunist, përfshirë edhe Ramiz Alian, shkuan në gjyq, me akuzat  për shpërdorim të pushtetit dhe  të fondeve shtetërore. U arrestua në shtator 1993. Në gjykatë  pretendoi se ishte viktimë e një gjyqi politik . Ramiz Alia u dënua me 9 vjet burg. Rishqyrtimi i cështjes në Gjykatën  e apelit e reduktoi dënimin e tij  në 5 vjet, ndërsa Gjykata e Kasacionit i reduktoi atij edhe tre vite të tjera. Më 7 korrik 1995, Ramiz Alia u lirua nga burgu.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e premte , 07 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›