E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hooper: S'duhet të ketë pajtueshmëri për fusnotë

Nëse Kosova pajtohet me këtë lojë të ndryshimit të emrit, gjë të cilën diplomatët dhe negociatorët evropianë janë duke propozuar, Kosova do të ngujohet përgjithmonë me atë emër dhe do të shndërrohet në një "shtet asterisk" (me fusnotë), ka thënë ish-diplomati amerikan, James Hooper.

“Nuk është aspak në interesin e Kosovës. Do të zhvlerësojë përparimin që është arritur në raport me veriun që nga vera e kaluar, kur kjo pjesë deri atëherë shihej si e humbur, kurse tash shihet si pjesë e përhershme e Kosovës. Pse të hidhet e gjithë kjo poshtë, me ndryshimin e emrit, duke zhvlerësuar kështu krejt përparimin e arritur në ruajtjen e sovranitetit. Vetëm shikoni se çfarë ka ndodhur me fqinjin e Kosovës, Maqedoninë, e cila është ngujuar me termin “FYROM” (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë)”, ka thënë Hooper për pasojat që mund të ketë Kosovë nëse pajtohet të heq dorë nga emri i saj kushtetues.

“Nëse Kosova pajtohet me këtë lojë të ndryshimit të emrit, gjë të cilën diplomatët dhe negociatorët evropianë janë duke propozuar, Kosova do të ngujohet përgjithmonë me atë emër dhe do të shndërrohet në një "shtet asterisk" (me fusnotë)”, ka thënë ish-diplomati amerikan, James Hooper, në një intervistë për Rel.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›