Ivanoviq: Serbët e veriut votuan kundër Qeverisë së Serbisë

“Qytetarët e veriut kanë qenë nën presion të jashtëzakonshëm për të dalë në referendum dhe të përcaktohen kundër institucioneve të Kosovës, por në fakt ata fare nuk janë përcaktuar për një çështje të tillë, por kundër vetë Qeverisë së Serbisë”, ka thënë Ivanoviq.
Sipas tij, qytetarët kanë qenë në dilemë dhe nën presion të madh psikik.
Ai nuk ka dashur të komentojë rezultatet e referendumit, duke shpresuar se mbajtja e tij nuk do të ndikojë në vendimin e BE-së për statusin e kandidaturës ndaj Serbisë.
“Përparimi drejtë integrimeve evropiane nënkupton zhvillimin ekonomik dhe politik të Serbisë dhe nëse nuk do të ketë përparim të tillë, atëherë serbët në Kosovë nuk mund të presin asgjë të mirë. Përderisa Serbia të mos jetë si e tillë, e zhvilluar, mendoj se shanset tona për të jetuar normalisht, si të gjithë të tjerët në Serbi, do të mbeten vetëm teori”, ka thënë Ivanoviq. /kosovapress/