Zhbogar: BE do të përkrahë Kosovës në rrugën e integrimeve

Në këtë rast, Zhbogar ka theksuar se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovës, është që ta përkrahë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Për këtë qëllim edhe është vendosur që zyra e Komisionit Evropian në Kosovë të jetë edhe ajo e përfaqësuesit të BE-së për Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar BE-ja ka ndërmarrë vendime të rëndësishme për Kosovën përfshirë fillimin e procesit për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale tregtare, si dhe proceset tjera që do të vazhdojnë.
Në cilësinë e ndërlidhësit mes Brukselit dhe Kosovës, Zhbogar ka përmendur edhe përkrahjen në shumën prej 70 milionë eurosh, të cilën shumë BE-ja ka planifikuar për vitin 2012.
Ai përmendi edhe rëndësinë e procesit të dialogu Kosovë-Serbi dhe ndihmën që BE-ja është e gatshme ta ofroj në këtë aspekt që nënkupton integrimin e veriut, përfaqësimin rajonal të Kosovës etj.
Kurse lideri i LDLK-së, Isa Mustafa ka shprehur kënaqësinë që Zhbogar vjen nga një shtet që i ka dhënë përkrahje të madhe Kosovës.
Ai ka thënë se LDK-ja ka pasur vërejtjet e saja rreth fillimit të procesit të dialogut Kosovë - Serbi, veçmas ndaj aspektit të përgatitjes jo të duhur, agjendës jo të qartë, dhe qasjes jo transparente ndaj Parlamentit dhe të opinionit publik.
Kryetari Mustafa potencoi se LDK-ja, si një parti që ka trashëguar konceptin e presidentin historik Rugova, vazhdon të ketë parimin e njëjtë që çështjet të zgjidhen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.