E Diel, 1 Nëntor 2026

Hopkins:Gruaja më shpenzon paratë

mSir Anthony Hopkins është i martuar me 57-vjeçaren kolumbiane Stella Arroyave dhe jeton në Malibu ku e kalon kohën duke pikturuar, duke luajtur në piano dhe duke shëtitur në plazh, shkruan Daily Mail.

Kam një jetë të bukur dhe jam i lumtur, thotë aktori, i cili është në martesën e tij të tretë.

Stella është një grua e mrekullueshme që vdes për të shpenzuar paratë e mia, por ajo më ka bërë më të matur. Unë jam 75-vjeç, por më duket vetja 45-vjeçar dhe i bëj gjërat me nxitim. Ajo më ndalon, thotë Hopkins.

Gjithsesi, ai mendon se jeta e tij ka qenë e mrekullueshme: E di që po plakem, por punoj ende dhe më pëlqen kjo gjë. Në shkollë më tallnin kur isha i vogël, por jam hakmarrë ndaj atyre fëmijëve duke u bërë ky që jam sot.

Filmi më i ri i Anthony Hopkins është Red 2, i cili do të shfaqet për herë të parë në fillim të muajit gusht.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›