E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spice Girls shumë afër ribashkimit

Mel C wins Mum of the Year awardIsh-anëtarja e grupit Spice Girls Mel C beson se grupi është shumë afër dhe se mund të ribashkohen në të ardhmen për disa koncerte.

Grupi i përbërë edhe nga Victoria Beckham, Geri Halliwell, Emma Bunton dhe Mel B për herë të fundit performuan në ceremoninë përmbyllëse të Lojrave Olimpike që u mbajtën në Londër dhe mendohej se nuk do të performonin më, por Mel C tani ka thënë se grupi mund të ribashkohet.

Kurrë mos thuaj kurrë, ka thënë Mel C për Daily Mirror.

Më duhet të them se, prejse jemi ribashkuar në vitin 2007 dhe pas Olimpiadës vitin e kaluar, ne jemi shumë të afërta, ka shtuar ajo.

Ne kalojmë shumë mirë kur bëhemi bashkë. Për momentin nuk ka plane mirëpo nëse vjen ndonjë mundësi atëherë nuk do të humbnim rastin.

Turneu i tyre i fundit botëror, Return of Spice Girls që filloi në vitin 2007 i solli grupit më shumë se 107 milionë dollarë të ardhura.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›