Konfiskohen 23.7 kg marihuanë në Rudnicë
Policia serbe konfiskoi 23.7 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar me Kosovën, Rudnicë, e cila kishte destinacion tregun e Kosovës.
Gjatë aksionit të policisë janë arrestuar Radojko K. 29 vjeçar, nga Subotica dhe Sreto B. 40 vjeçari, shtetas i BeH-së, të cilët tentuan që drogën ta bartin me veturë “Opel Omega” me targa regjistrimi boshnjake.
Sipas informatave të policisë serbe, droga ishte fshehur në bunker special në pjesën e përparme të veturës.