E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miley paguan në emër të dashurisë

Aktorja Miley Cyrus ka paguar 10 dollarë një personi për ta vërtetuar nese Liam Hemsworth e dashuron atë – sepse i ka ardhur shumë marre për ta pyetur vet.

Aktorja e filmit “The Last Song” ka thënë se ajo e ka paguar vëllanë në film, Bobby Coleman, për të zbuluar se çfarë mendon aktori australian për të.

“Bobby ndoshta është njëri prej fëmijëve me histerik që kam takuar në jetën time”, tha ajo. “Ky fëmijë do të bëj çdo gjë për pesë dollarë. Por në fund ai më kreu një shërbim. Ja dhashë diku 80 dollarë. E pagova 10 dollarë për të shkuar dhe pyetur a me adhuron Liam. E kam dërguar disa herë dhe kjo ishte më të vërtetë argëtuese”.

Miley (17) po ashtu ka thënë se si e ka lënë të përpiqet më shumë të dashurin e saj dhe ka dashur t’i jap atij një imazh më serioz dhe të tregoj se pas aktrimeve për adoleshent ajo do të bëhet një aktore serioze.

“Është më të vërtetë mirë të punosh me Liam, sepse ai të shtynë të shkosh në punë dhe të dukeni mirë”, tha Miley.

“Po përpiqem që t’i bëj njerëzit të mendojnë se jam një aktore e vërtetë dhe e pjekur”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›