Graciela, e pandryshueshme

Dy javë më parë, Graciela, banore në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare Big Brother, ishte eliminuar nga shtëpia. Tani Graciela thotë se ajo nuk do të ndryshonte asgjë për lojën e saj, flet për arsyet e hyrjes në shtëpi dhe për shokët e shoqet e saj.
Pse vendose të merrje pjesë në “Big Brother”?
Vendosa të merrja pjesë në “Big Brother” për dy arsye kryesore: Së pari të vazhdoja iniciativën e së ndjerës mamasë sime për të realizuar një mjekim të domosdoshëm të syve të babait tim, pse jo dhe një transplantim do të ishte një mrekulli më vete. Së dyti që të shlyej një kredi që kam marrë bashkë me motrën për të zgjidhur disa probleme familjare. Ja që ndodh edhe ndryshe në jetën e përditshme. Kujtova se duke qenë vetvetja mund të vazhdoja edhe më tej, pse jo deri në finale, pse jo të mund të isha fituesja e “Big Brother 3”.
Kujt ia the të parit lajmin se do të hyje në shtëpinë e “Big Brother 3”?
Babai ka qenë i pari që e ka marrë vesh si kur kam aplikuar, ashtu edhe kur u njoftova për të qenë pjesë e këtij “reality show”.
Mund të na e përshkruash çastin e parë kur hyre në shtëpinë e “Vëllait të Madh”?
Çasti i parë kur hyra në shtëpinë e “Vëllait të Madh” ka qenë një emocion shumë i veçantë, ku nga përzgjedhja e katër vajzave që ishim, njëra nuk do mund të hynte në shtëpi. Imagjinoje, emocioni për veten, frika se mbërrita deri afër portës dhe nuk do të hyj, i ftohti i asaj nate. Po dridhesha e tëra… Zemra …gati nuk po punonte më.
Si t’u dukën banorët e tjerë pjesëmarrës në këtë lojë?
Banorët e tjerë pjesëmarrës m’u dukën të veçantë, duke marrë parasysh këtu përzgjedhjen fantastike, nga e cila do të ishin pjesë e “Big Brother 3” “mostrat”, karaktere të ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Çfarë mendon për lidhjen Domi- Seldi, Erjoni-Bertina dhe Jetmiri-Rezi? Mund të jenë krijuar vetëm për lojë, sipas mendimit tënd?
Domi-Seldi: Lidhje e filluar pas lojës së Seldit me Pamelën. Marrëdhënie e pakuptimtë, e krijuar vetëm me qëllim për të qëndruar sa më shumë në shtëpi, asgjë më shumë. Teori shumë e vjetër. Nuk e di në mund të funksionojë... Erjoni-Bertina: Lidhje e cila u realizua pas përballjes së atyre të dyve me Oltën gjatë ballafaqimit me Arbanën dhe insistimit të Jetmirit. Lë për të dëshiruar pohimi i Erjonit se me Oltën do të ketë punë vetëm jashtë. Besoj se Erjoni dhe Bertina duhet të tregohen shumë të fortë për përballje të tilla. Jetmiri- Rezarta: Lidhje e krijuar mbi bazën e hiçit. Kam menduar ndryshe fillimisht, por tani, jo më. Jetmirit nuk i zihet besë për asgjë. Nga Rezarta pres surpriza.
Cila ishte strategjia që kishe planifikuar të ndiqje gjatë qëndrimit tënd në shtëpi?
Nuk kisha planifikuar asnjë strategji. Do të ishte më mirë të kisha, por a do të pranonte strategjia të luhej nga unë? Lojës i rezistova, madje do të thosha se po të isha ende në shtëpi, do të shkoja pse jo edhe deri në finale.
Të ka bërë ndonjë kritikë pasi dole nga shtëpia e “Big Brother”? Ishte e pakënaqur me ndonjë veprim a sjellje tënden?
Kemi bashkëbiseduar, e si gjithmonë ka vend për gjithçka. I rëndësishëm është fundi me sukses. Pse nuk ke preferuar asnjëherë të flasësh për të? Për lidhjen time kam folur disa herë madje, aq sa ka qenë e nevojshme, jo më shumë.
A mund të na tregosh diçka për lidhjen tënde?
Ajo që mund të them është se po përjetoj një histori dashurie prej dy vitesh e gjysmë.
Je penduar që ishe pjesë e këtij “reality show”? Po për ndonjë veprim në veçanti?
Nuk jam penduar për asgjë, sepse jam e ndërgjegjshme për gjithçka që kam bërë brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Nëse do të jepej mundësia, do të futeshe sërish në “Big Brother”?
Nëse do të më jepej mundësia, do të isha futur sërish në shtëpinë e “Big Brother 3” pa asnjë lloj problemi.
Cili nga banorët të ka “zhgënjyer”?
Më kanë zhgënjyer Olta dhe Jetmiri, edhe pse jemi sqaruar deri diku, por nuk jam ende e bindur.
Cilët prej banorëve që jetojnë aktualisht në shtëpinë e “Vëllait të Madh” preferon më shumë?
Erjonin, Bertinën dhe Kikën.
Çfarë domethënie ka kjo përvojë për ty? Si mund ta përkufizosh me disa fjalë?
Për mua përvoja në “Big Brother 3” ishte fantastike, madhështore, magjike, e fortë, e papërshkrueshme, e mrekullueshme. Privilegji më i madh që mund të të jepet në jetë.
(Marrë nga Shqip me shkurtime)