E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi ditor (25 shkurt)

Dashi
21 mars- 20 prill

Është momenti i duhur që të ruani sa më shumë qetësinë. Keni energji të mira të cilat duhet t’i shfrytëzoni për gjërat intime. Mos bini në gracka të dashurisë por kujdesuni sa më shumë që të kryeni punë!
Demi
21 prill- 21 maj

Siguria është gjëja primare për ju, tani për tani, por duhet që të veproni me një siguri më të plot. Mos i bëni lajkë jetës por punoni vetëm për gjërat që keni nevojë.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Mendja e juaj është fokusuar në gjëra esenciale – sidomos në financa. Është një ditë e mirë për të rregulluar disa gjëra në shtëpi apo në punë. Njerëz dëshirojnë që t’ju ndihmojnë për të arritur një karrierë të suksesshme.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Emocione interesante sidomos në biznes po ju dalin përpara – dhe ju jeni i kënaqur më këtë! Keni energji shumë të mira të cilat ju ndihmojnë për t’u marrë me probleme komplekse. Megjithatë, familja ka nevojë shumë për ju!

Luani
23 korrik- 22 gusht

Duhet që të vazhdoni me intuitën e juaj përpara – edhe pse duhet të jeni të sigurt për arritjen e objektivave! Duhet që të jeni një autopilot i arritjes së qëllimeve të cilat ndonjëherë përfundojnë aty ku ju nuk dëshironi.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Përpiquni që të përmirësoni jetën e juaj sociale. Gjërat janë duke shkuar ashtu sikurse dëshironi ju por duhet që të shfrytëzoni energjinë e juaj për t’u lidhur me njerëz të rinj. Një mbrëmje jashtë shtëpisë do ju largonte nga stresi.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Duhet që të përpiqeni që të largoheni nga gjërat që nuk janë për ju – sepse nuk ia vlen që të merreni me to. Ju, familje dhe shokët do ju mbështesin por këtë do e bëjnë në fund të ditës.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Do të shquheni në të gjitha sferat sot – më shumë se zakonisht – sidomos në punë ku do t’i kryeni me përkushtim disa detyra të lëna në gjysmë. Yjet ju sugjerojnë që të relaksoheni sa më shumë gjatë kësaj jave.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Duhet të punoni dyfish më shumë së duhet. Nuk ka rëndësi se si por duhet ta bëni këtë përndryshe do të keni pasoja. Energjia e juaj është një energji e duhur për të marrë veprime të duhura, sidomos në punë!

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Do të mendoni më shumë për problemet familjare ku dëshironi që të qartësoni paksa buxhetin e juaj me qëllim që të përmirësoni edhe standardin e juaj jetësor. Përpiquni që pjesë e kësaj të jenë e gjithë familja.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Ana e jua emocionale është paksa e ndryshme por tani duhet që të jeni i kujdesshëm. Nuk duhet që të luani me ndjenja pasi që kjo mund t’ju hakmerret, sidomos në aspektin sentimental. Andaj kujdes të shtuar për dashurinë.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Është momenti i duhur që të jeni sa më të qetë. Energjia e juaj është shumë e madhe dhe ka nevojë që të shfrytëzohet sidomos në aspektin intim. Jepni më shumë për të dashurit e juaj sepse ata/ato presin nga ju.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›