Tola, i 69-ti në Vancouver

Përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Vancouver 2010’, skiatori Erjon Tola të martën për herë të parë ka garuar në garën e sllallomit të madh. Skiatori shqiptar, sipas listës së paracaktuar të garës, ishte i 90-ti në nisje dhe pas një gare mesatare, Tola arriti të renditej i 69-ti me kohë totale 1:27.57.
Rezultati i skiatorit shqiptar ishte 10.30 sekonda pas vendit të parë, përkatësisht zviceranit Carlo Janka, që pati kohën 1:17.27. Gara u zhvillua në malin Whistler Creekside dhe në garë merrnin pjesë 103 skiatorë nga e gjithë bota. Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ky rezultat duhet parë si pozitiv, pasi ai arriti ta përmirësojë rezultatin e tij personal duke kaluar nga i 90-ti në botë në vendin e 69-të.
Ndërsa, më 27 shkurt, Erjon Tola do të konkurrojë në garën e sllallomit. Shqipëria është pjesëmarrëse për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore “Vancouver 2010”, ku skiatori Erjon Tola do të jetë i vetmi sportist në këtë aktivitet. Skiatori shqiptar, i lindur në Tiranë në 15 dhjetor të vitit 1986, ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Torino 2006”, ku ishte gjithashtu përfaqësuesi i vetëm shqiptar.