E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohen shkaku i taksave

Jenny McCarthy dhe Jim Carrey do të martohet për shkak të “taksave”.

Ish modelja e Playboy – e cila takohet me aktorin 48-vjeçar për rreth pesë vjet – me në fund ka ndryshuar mendjen e saj për të refuzuar martesën dhe ka pranuar të martohet me aktorin, në mënyrë që të kursejë para.

“Ne thamë, ‘kurrë’ por nuk i dihet”, tha Jenny. “Ndoshta për shkak të taksave më të mëdha dhe ne duhet të kursejmë sepse po plakemi”.

Edhe nëse mbajnë një ceremoni ata do të vazhdojnë më këtë pasi që aktorja 37 vjeçe mendon se lidhja e tyre mund të zgjat edhe 30 vite.

“Për këtë ne kemi bërë humor – kemi thënë se si do të ishte të martoheshim kur t’i bëjmë 70 vjet!”, shtoi ajo. “Por, për tani, ne jemi mirë. Jemi shumë mirë”.

Momentalisht, bukuroshja bionde është e lumtur se është nëna e djalit të saj shtatë vjeç Evan – nga lidhja e saj e mëparshme – dhe mëzi pret të bëhet “një gjyshe e mrekullueshme” kur bija e Jim, Jane do të lind pas disa javësh.

“Më pëlqen! Më pëlqen, dhe e dua këtë”, ka treguar ajo. “Mendoj se do të bëhem një gjyshe e mrekullueshme, më e mira në botë do të thosha”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›