E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet urbane Tirana 700 tone ne dite

Duhen masa urgjente per te menaxhuar mbetjet ne Tirane. Ne te kundert situata do te jete katastrofike. Kete deklarate beri dje ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjate prezantimit te projektit per menaxhimin e mbetjeve. Sipas tij shqetesuese per kryeqytetin mbeten mbetjet urbane dhe ato inerte nga ndertimet. Ai shtoi se problematike jane  vendet e grumbullimit ne te cilat duhet te nderhyhet pasi teknologjia eshte shume e vjeter dhe nuk kane kapacitete. Mbi 1 milion qytetare ne Tirane shkaktojne rreth 700 tone mbetje ne dite. Tirana arriti qe te rehabilitoje ne depozitimin e Sharres i cili per shume kohe ishte kategorizuar si nje nder pikat me te rrezikshme ne vendin tone. Megjithese i rehabilituar ky venddepozitim nuk permbush te gjitha standardet e kerkuara. Nuk mund te perballoje sasite e gjeneruara te mbetjeve ne Tirane nuk mund te krijoje mundesine e nje perpunimi dhe trajtimi te plote te mbetjeve duke bere te pashmangshme nevojen per nje depozitim te ri apo nje politike te re tha Mediu. Duke ngritur shqetesimin e degradimit te mjedisit si pasoje e ndotjes nga mbetjet urbane Mediu paraqiti strategjine per menaxhimin e mbetjeve urbane. Sipas kesaj strategjie deri ne vitin 2025 duhet qe 55 e mbetjeve te riciklohen. Ai kerkoi koordinim dhe bashkepunim mes pushtetit lokal dhe atij qendor. Tirana eshte njekohesisht edhe metropoli i bizneseve qe natyrshem gjenerojne sasi te konsiderueshme mbetjesh perfshi ketu edhe sasi gjigante te mbetjeve inerte qe gjeneron sektori i ndertimit teper aktiv. A eshte ceshtje vetem e Bashkise se Tiranes A duhet nje vendimmarrje e perbashket per trajtimin e ketyre mbetjeve inerte Padyshim investimet me te medha ndodhin ne Tirane por pa nje koordinim ne nivel qarku per depozitimin sidomos te inerteve ne ndodhemi ne situate katastrofale ku shpesh keto inerte hidhen neper lumenj duke i kthyer ato ne percues te ndotjes deri ne det tha Mediu. Problematika e ngritur gjeti mbeshtetjen e perfaqesuesve te Bashkise se Tiranes. Per fatin e keq ajo qe na mungon eshte pikerisht ky koordinim midis niveleve. Trajtimet jane te fragmentuara dhe mbetjet hidhen ne menyre te rastesishme kudo qe gjendet mundesia per ti hedhur dhe jo vetem qe nuk kemi arritur ti administrojme sic duhen por po sjellin pasoja te tjera per mjedisin. Nese shkojme drejt perqasjes se kufizimit te burimeve per njesite e qeverisjes vendore gje qe ka ndodhur vazhdimisht keto kohet e fundit nuk mund te pretendojme qe ata te kthehen ne aktore te zbatimit te politikave te tilla tha Majlinda Duka specialiste ne Bashkine e Tiranes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›