Hendbolli, Nuk nis mbarë

Edicioni pranveror i kampionatit të Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, nuk ka nisur si duhet.
Prej katër ndeshjeve të parapara për tu zhvilluar të shtunën e të dielën, vetëm dy sosh janë luajtur. Të shtunën kandidati për titull, Prishtina e ka mposhtur Drenicën me rezultat 33:23. Kurse, ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Kosovës e zhvilluar të dielën ka përfunduar me rezultat 36:30 për ekipin vendas.
Ndërsa, takimi ndërmjet Besa Famiglias dhe Vëllaznimit, i paraparë për tu zhvilluar të shtunën, nuk është luajtur fare, pasi ekipi nga Gjakova nuk ka udhëtuar fare në Pejë për ta zhvilluar këtë ndeshje.
Burimet e gazetës Express kanë bërë të ditur se lojtarët e Vëllaznimit e kanë bojkotuar këtë takim, pasi ata nuk kanë marr paga tash e disa muaj. Andaj, ata nuk duan të luajnë pa i kryer zyrtarët e klubit obligimet ndaj tyre.
As takimi tjetër ndërmjet Kastriotit dhe Rahovecit nuk është zhvilluar fare të shtunën. Ky takim nuk është zhvilluar për shkaqe teknike, dhe drejtuesit e Rahovecit e kanë njoftuar me kohë Federatën e Hendbollit të Kosovës se nuk do të mund ta zhvillojnë këtë takim.
Rezultatet – Xhiroja e 15-të
Prishtina – Drenica 33:23
Besa F. – Vëllaznimi Nuk u zhvillua
Kastrioti – Rahoveci Nuk u zhvillua
Trepça – Kosova 36:30
Tabela
1. Kastrioti 14 26
2. Prishtina 15 25
3. Besa F. 14 20
4. Trepça 15 14
5. Vëllaznimi 14 12
6. Kosova 15 11
7. Drenica 15 8
8. Rahoveci 14 0