E Diel, 1 Nëntor 2026

Horoskopi javor 14 nëntor 20 nëntor


Dashi
21 mars- 20 prill

Puna: Po tregoheni shumë i ngadaltë në punë. Kështu mund të humbisni shumë gjëra.
Shëndeti: Në fund të javës mund të keni probleme të mëdha më shëndet andaj kujdes.
Dashuria: Partneri/ja po pret hapat që ju do të merrni. Kështu veproni!

Demi
21 prill- 21 maj

Puna: Pavarësisht shëndetit, duhet që të veproni me përkushtim me punë.
Shëndeti: Yjet ju sugjerojnë që të keni kujdes të shtuar nga gripi.
Dashuria: Problemet financiare do mund tia kushtëzojnë një lidhje të re.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Puna: Fuqia e juaj për të vazhduar përpara nuk do ju përshtatet gjatë kësaj jave. Shëndeti: Konsumoni sa më shumë produkte natyrore. Largohuni nga mishrat!
Dashuria: Do të gjendeni në një pozitë konfuze para partnerit/ës gjatë vikendit.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Puna: Jeni në dilemë! Të rrini apo të largoheni nga puna. Në fund vendosni vet.
Shëndeti: Po ndjeni një lodhje. Yjet ju sugjerojnë pushim.
Dashuria: Gjatë vikendit do të kuptoni rëndësinë e partnerit/ës tuaj.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Puna: Frytet e punës tuaj nuk do ti shihni në fundjavë. Ato do i shihni në fund të javës.
Shëndeti: Në mes të javës mund të hasni në disa vështirësi me lukthin.
Dashuria: Duhet të jeni më i dëgjueshëm, sidomos në aspektin sentimental.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Puna: Keni një mendje analitike, kështu që do të arrini suksese të mëdha në punë.
Shëndeti: Këshillohuni me mjekun për çdo ndryshim në shëndetin tuaj.
Dashuria: Yjet ju sugjerojnë që të merrni masa të shtuara për sferën tuaj sentimentale.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Puna: Fillimin e javës përkushtojani punës, pasi që kështu mund të pushoni më shumë.
Shëndeti: Nuk po ushqeheni si duhet. Kjo mund të shkaktojë probleme për shëndetin tuaj.
Dashuria: Kujdes me partnerin/ën, pasi që mund të hasni në disa keqkuptime që nuk keni hasur më parë.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Puna: Nuk mund të ndihmoni shumë të tjerët. Sidomos njerëzit të cilët nuk ju kanë ndihmuar.
Shëndeti: Keni energji dhe imunitet të mjaftueshëm në këtë javë. Andaj mos u shqetësoni.
Dashuria: Do të keni momente të mospajtimit me partnerin/ën. Për beqarët do këtë risi.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Puna: Ëndrrat e juaja më në fund mund të bëhen realitet. Por, duhet të punoni më shumë.
Shëndeti: Mos u frikësoni pa nevojë edhe nëse keni ndonjë problem me shëndetin.
Dashuria: Kalojeni një vikend duke shpenzuar para. Por, vetëm nëse këtë e bëni për dashurinë.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Puna: Fillimin e javës kushtojani shokëve tuaj. Kështu do ju mundësohet një punë e re.
Shëndeti: Nëse nuk keni kujdes në mesjavë do mund të keni probleme me ftohjen.
Dashuria: Duhet të bëni ndryshime, normalisht pozitive, në mënyrë tuaj të sjelljes me partnerin/ën.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Puna: Të gjithë po flasin për bum-in në karrierën tuaj. Vazhdoni me të njëjtin ritëm!
Shëndeti: Këshillohuni me mjekun për çdo ndryshim në organizmin tuaj.
Dashuria: Për beqarët do të jetë një javë përplot argëtim. Aventurat nuk do të ndalen.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Puna: Ka ardhur koha që të ndihmoni sa më shumë njerëzit që ju rrethojnë.
Shëndeti: Po tregoheni shumë i ndjeshëm ndaj disa problemeve që ju rrethojnë.
Dashuria: Dikush që ju adhuron do të fillojë të hyjë ngadalë në jetën tuaj...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›