Gati si Enke

Sulmuesi i Flamengos, Adriano ka bërë të ditur se mund të kishte kryer vetëvrasje, pasi ishte ndjerë i dëshpëruar pas vdekjes së babait të tij dhe bëri krahasim me vdekjen tragjike të portierit të Hannoverit dhe Kombëtares gjermane, Robert Enke.
Enke humbi jetën pasi ishte goditur nga një tren më herët gjatë kësaj jave. Policia dhe mediet lokale raportuan se ai kishte bërë vetëvrasje në incidentin që tronditi mbarë botën sportive.
Ndërsa ish sulmuesi i Interit, Adriano ka bërë thirrje për përkrahje më të madhe ndaj atyre që përballen me probleme të tilla gjatë karrierës së tyre. Depresioni ekziston në sport dhe ne nuk duhet të nënvlerësojmë problemin, tha Adriano të premten për të përditshmen braziliane Globoesporte.
Është e nevojshme të trajtohet problemi. Më ka ndodhur edhe mua dhe diçka si ajo (vdekja e Enkes) mund të më kishte ndodhur mua po ashtu. Isha në atë gjendje në vitin 2004 pas vdekjes së babait. E kam kaluar dhe përfundova në probleme me alkoolin. Kam filluar të pi sepse dukej se ishte mënyra e vetme e shmangies së problemit dhe sepse vuaja nga pagjumësia. I kisha harruar të gjitha përgjegjësitë që kisha, përfundoi ai.
Adriano e shkëputi kontratën me Interin duke paralajmëruar se dëshiron të tërhiqet përkohësisht nga futbolli. Pas një pauze të shkurtër, ai ka ringjallur karrierën e tij pas transferimit në Flamengo në maj të këtij viti, duke u rikthyer në klubin ku filloi të luajë futboll si profesionist.
Golat e tij kanë qenë çelësi i fitoreve të Flamengos në ndeshjet e kampionatit brazilian, ndërsa paraqitjet e mira i kanë sjellë rikthimin në Kombëtaren e Brazilit, ku kishte munguar për një periudhë .