E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi javor (17 maj – 23 prill)

Dashi 21/3 - 20/4

Gjëra të mira do të ndodhin qysh në fillim të javës. Gjëja e vetme që do ju pengojë është se do të hezitoni për të marrë pjesë në projekte të reja. Në mesjavë duhet të jeni më i/e kujdesshëm për shëndetin tuaj. Ndërkaq vikendin duhet t’ia kushtoni tërësisht dashurisë.

Demi 21/4 - 20/5

Do të jeni më të sigurt në punë sidomos në fundjavë. Madje do të jeni kureshtar për të bërë përgjigje interesante. Fatkeqësisht duhet që të jeni sa më rigoroz, sidomos me ata që punoni pasi që ngecja e tyre do bëjë që edhe ju të keni pasoja. Fatmirësisht frytin e këtyre gjërave do ta shihni gjatë vikendit.

Binjakët 21/5 - 21/6

Jeni bërë shumë praktik. Po mendoni për të ardhmen tuaj. Dikush që është afër juve mund t’ju akuzojë juve, megjithatë ju do të arrini atë që keni dëshiruar. Kjo nuk ka të bëjë diçka me juve, por duhet të jeni sa më i/e kujdesshme për paratë, sidomos në anën financiare. Kujdes më të shtuar në debate më të tjerët!

Gaforrja 22/6 - 22/7

Dallimi i javës për ty do të jetë si fillimi i tërë jetës tuaj – së paku kështu do të ndiheni. Ju jeni në qendër të vëmendjes. Ajo çfarë do bëni është kritike. Duhet të jeni kategorik. Energjia kreative nuk do ju mungojë. Të shtunën dhe të dielën duhet të jeni sa më modest dhe të mendoni sa më shumë për të ardhmen.

Luani 27/7 - 23/8

Do të tregoni një ndjeshmëri të madhe për të tjerët qysh në fillim të javës. Kjo do të udhëhiqet nga intuita juaj. Po ashtu do ju bëjë edhe modest. Kjo do bëjë që ju të udhëhiqeni nga një dëshirë e mirë. Në fundjavë shikoni për t’i përfunduar disa detyra personale që kanë të bëjnë me ju. Kujdes me paratë!

Virgjëresha 24/8 - 22/9

Duhet që t’i organizoni sa më mirë gjërat dhe në fund të bashkoheni më të tjerët për një projekt. Kërkoni edhe ndihmën e familjes tuaj dhe të shokëve. Keni një motiv të mirë për të arritur atë që dëshironi, megjithatë duhet që të jeni sa më të motivuar për punë.

Peshorja 23/9 - 22/10

Sigurisht se shumë gjëra nuk do të shkojnë ashtu sikurse ju e keni paraparë. Por, do të jenë gjëra të vogla. Edhe nëse ka disa gjëra që janë të vështira dhe të çmendura për t’u kuptuar pas atyre duhesh që të kënaqeni. Të shtunën dhe të dielën duhet të jeni sa më të shoqërueshëm dhe të pushoni sa më shumë!

Akrepi 23/10 - 22/11

Duhet të jeni sa më virtuoz, sidomos për gjërat që do të ndodhin në fillim të javës. Shprehni sa më mirë problemet tuaja dhe në fund kërkoni një rritje nga të tjerët. Në mesjavë duhet të jeni sa më i/e qartë në vendimet që merrni. Bashkëpunoni sa më shumë më të tjerët për projektet që keni.

Shigjetari 23/11 - 21/12

Duhet të jeni sa më afër njerëzve, të cilët kanë dëshirë të punojnë me ju. Shfrytëzojeni mençurinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në mesjavë do të keni fat në arritjen e disa qëllimeve tuaja. Yjet ju sugjerojnë të jeni sa më kreativ, sidomos në kryerjen e detyrave tuaja.

Bricjapi 22/12 - 20/1

Filloni që t’i vëni gjërat në vendin e duhur qysh në fillim të kësaj jave. Kjo do të jetë një ndjenjë frustuese, megjithatë pak do të bëni. Në mesjavë do të keni shumë punë – madje në këtë aspekt do të keni vështirësi për t’i kuptuar disa gjëra që i keni lënë në gjysmë.

Ujori 21/1 - 20/2

Gjithçka po ju shkon për dore. Por, duhet të bëni një orar për t’i kryer përgjegjësitë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu do të arrini deri te një zbulim i jashtëzakonshëm. Në vikend duhet të jeni shumë më shumë të kujdesshëm për familjen e juaj.

Peshqit 21/2 - 20/3

Dashuria do të jetë temë që do të dominojë gjatë gjithë javës. Do të ketë ditë të mira për të pirë një kafe, për të ngrenë dreka dhe për të diskutuar probleme të ndryshme. Edhe bisedat për futboll nuk do të mungojnë, pavarësisht gjinisë që keni. Në vikend do të keni ide të ndryshme. Shfrytëzoni ato.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›