Webber dominon në Monaco

Mark Webber u bë australiani i parë pas 51 viteve që fitoi garën për Shpërblimin e Madh të Monacos në Formula 1, në dy pozitat e para për Red Bullin, dhe e ngriti veten në krye të renditjes së përgjithshme.
Në përsëritje të fitores dominuese nga një javë më parë në Barcelonë, Webber tani udhëheq falë dy fitoreve ndaj një të kolegut të tij Sebastian Vettel. Të dy kanë nga 78 pikë.
Ishte viti 1959 kur tre herë kampioni i botës Sir Jack Brabham fitoi garën e parë në karrierën e tij të suksesshme, ndërsa Webber tani mund të krenohet që ka përsëritur arritjen e heroit të tij.
Vettel përfundoi 0.4 sekonda prapa Webberit në fund të 78 xhirove. Robert Kubica kompletoi podiumin në pozitën e tretë për Renaultin, i përcjellë nga Felipe Massa në Ferrari dhe Lewis Hamilton nga McLaren.
Kampioni aktual i botës, Jenson Button në McLaren ishte detyruar të tërhiqet në fillim të xhiros së tretë, pas tymit që doli nga bolidi i tij. Webber hyri në cak derisa vetura e sigurisë u kthye në bokse, shtatë herë kampioni i botës Michael Schumacher e kaloi Alonson dhe përfundoi i gjashti. Mirëpo, ngasësi gjerman u penalizua me 20 sekonda për tejkalimin e bërë në xhiron ku një gjë e tillë nuk ishte e lejuar. Vendimi e dërgon Schumacherin në pozitën e 12-të ndërsa Alonson e kthen në vendin e gjashtë.
Nico Rosberg përfundoi i shtati në Mercedes, i përcjellë nga Adrian Sutil nga Force India dhe Vitantonio Liuzzi në Toto Rosso. Sebastian Buemi dhe Jaime Alguersuari në pozitat 10 dhe 11 përkatësisht, ishin ngasësit e vetëm që përfunduan garën.
Rezultatet e garës:
1 Mark Webber 1:50:13.355
2 Sebastian Vettel +00:00.448
3 Robert Kubica +00:01.675
4 Felipe Massa +00:02.666
5 Lewis Hamilton +00:04.363
6 Fernando Alonso +00:06.341
7 Nico Rosberg +00:06.651
8 Adrian Sutil +00:06.970
Renditja e përgjithshme:
1 Mark Webber 78 pikë
2 Sebastian Vettel 78
3 Fernando Alonso 73
4 Jenson Button 70
5 Felipe Massa 61
6 Robert Kubica 59
7 Lewis Hamilton 59
8 Nico Rosberg 54