E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter One

Inter mposhti Sienan 1-0 të dielën dhe siguroi titullin e pestë të njëpasnjëshëm në Serie A. Diego Milito shënoi golin e fitores vendimtare dhe të 22-tin të tij këtë sezon në minutën e 57-të të takimit në stadiumin Artemio Franchi të Sienas.

Nerazzurrët përfunduan sezonin me 82 pikë, dy më tepër se Roma që fitoi 2-0 në Chievo. Inter e mposhti Romën 1-0 në finalen e Kupës së Italisë dhe ekipi i Jose Mourinhos do të përballet me Bayern Munichun në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën në përpjekje të bëhet klubi i parë italian që fiton tre tituj brenda një sezoni.

Mourinhos i rrodhën lotët gjatë kremtimit të titullit, ndërsa Presidenti i Interit, Massimo Moratti, i cili zbriti në fushë për të festuar me ekipin e tij, tha se se Scudetto është meritë e “Special One”.

Ky është titulli i 18-të i Interit që kalon rivalin e qytetit Milan (17) por është ende prapa Juventusit që është 27 herë kampion i Italisë.

Për Nerazzurët, ky është trofeu i dytë brenda këtij sezoni, pas rrëmbimit të Kupës së Italisë, ndërsa janë në prag për het-trik me Ligën e Kampionëve.

Në një përballje tjetër të rëndësishme në xhiron e fundit të Serisë A, Sampdoria mposhti Napolin 1-0 dhe siguroi pozitën e katërt dhe kualifikimin për në Ligën e Kampionëve. Milan është i treti.

Palermo nuk arriti të zërë vend në katër pozitat e para dhe do të ngushëllohet me pjesëmarrje në Europa League, njësoj sikur Napoli. Ndërsa, Juventus do të luajë në kualifikime për Europa League. Atalanta, Siena dhe Livorno kanë rënë nga kategoria superiore e futbollit italian. Sulmuesi i Udineses, Antonio Di Natale përfundoi golashënuesi më i mirë i sezonit me 29 gola.

Rezultatet

AC Milan Juventus 3 - 0
Lazio Udinese 3 - 1
Atalanta Palermo 1 - 2
Bari Fiorentina 2 - 0
Cagliari Bologna 1 - 1
Catania Genoa 1 - 0
Chievo Roma 0 - 2
Parma Livorno 4 - 1
Sampdoria Napoli 1 - 0
Siena Inter 0 – 1

Tabela

1 Inter 38 41 82
2 Roma 38 27 80
3 Milan 38 21 70
4 Sampdoria 38 8 67
5 Palermo 38 12 65
6 Napoli 38 7 59
7 Juventus 38 -1 55
8 Parma 38 -5 52
9 Genoa 38 -4 51
10 Bari 38 0 50
11 Fiorentina 38 1 47
12 Lazio 38 -4 46
13 Catania 38 -1 45
14 Cagliari 38 -2 44
15 Udinese 38 -5 44
16 Chievo 38 -5 44
17 Bologna 38 -13 42
18 Atalanta 38 -16 35
19 Siena 38 -27 31
20 Livorno 38 -34 29

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›