Horoskopi javor (8 – 14 shkurt)

Dashi
21 mars- 20 prill
Bëjeni një ndryshim qysh në fillim të javës. E hëna është një ditë e mirë për të filluar me disa ide dhe aktivitete, që i keni lënë në gjysmë. Megjithatë, duhet të fokusoheni dhe mos t’i lëni gjërat në gjysmë, por t’i përfundoni ato. Vikendin fillojeni me ndonjë befasi, sidomos nëse jeni çift.
Demi
21 prill- 21 maj
Po kaloni kohë të vështira dhe nuk po mund t’iu besoni të tjerëve. Megjithatë, nuk ia vlen të rrezikoni prioritetet e juaj. Vikendin mos e kaloni veten. Kërkoni partnerit ndonjë favor, ose dilni me shoqëri. Nuk i dihet gjithçka, mund të ndodh dhe gjëra të reja do të zbuloni.
Binjakët
22 maj- 21 qershor
Nuk mund të punoni në skuadër, sidomos në fillim të javës. Megjithatë është mirë që të punoni për të arritur qëllimet e juaja. Mund të keni vështirësi në punë, por yjet ju sugjerojnë që të bëni një agjendë dhe në fund t’i korrni rezultatet që dëshironi. Nuk duhet të jeni radikal me partnerin.
Gaforrja
22 qershor- 22 korrik
Punoni më shumë për shëndetin tuaj! Keni punuar mjaft kohëve të fundit, kështu që meritoni që këtë javë më shumë t’ia kushtoni shëndetit. Edhe në aspektin familjar ka ardhur koha që të merreni më mirë me financat, edhe pse ka njerëz të cilët punojnë më shumë për këtë gjë.
Luani
23 korrik- 22 gusht
Një dashuri do të mund të paraqitet qysh në fillim të së hënës, apo në fillim të kësaj jave. Keni karizëm dhe besoni shumë në vetveten dhe për këtë dëshironi që t’i ndihmoni shumë të tjerët. Ka ardhur koha që mos të bini në konflikt me njerëzit e tjerë. Fundjavën duhet ta kaloni të qetë dhe mos të shpenzoni shumë para.
Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator
Duhet që të nguteni për të kryer disa punë që në fillim të javës. Obligimet që i keni pasur kanë bërë që të bllokoni disa gjëra të lëna në gjysmë. Megjithatë, duhet që të punoni që të merrni shpërblimin për punët që bëni. Gjatë vikendit do të kaloni ditë të mira me njerëzit që i keni të afërt.
Peshorja
23 shtator- 22 tetor
Vazhdoni komunikimin e zakonshëm dhe qartësoni disa gjëra qysh në fillim të javës me kolegët. Keni artikulim të qartë të problemeve dhe ide të mëdha, të cilat ju ndihmojnë shumë në punë. Vikendi do të përcillet në një harmoni të mirë familjare, duke shkëmbyer mendimet me ata që i doni dhe ju duan.
Akrepi
23 tetor- 21 nëntor
Ecni përpara dhe kapeni një moment që do të ju afrohet që në fillim të javës. Nuk duhet të jeni shumë impulsiv dhe nuk duhet të futeni në rrezik të panevojshëm. Në mesjavë duhet që të gjeni një mënyrë me kreative për të zgjidhur një konflikt me partnerin. Në vikend do të vihet në funksion imagjinata juaj, sidomos në jetën në çift.
Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor
Gjërat nuk do ju duken të qarta, të hënën. Por, gjatë javës do të filloni të qartësoni shumëçka. Keni kualitete të mira profesionale, jeni optimistë dhe sharmantë, gjë që do të ju mundësojë që të jeni me konservativë në marrjen e vendimeve. Vikendi do të jetë përmbushja e dëshirave tuaja. Një tufë lule për partnerin është e nevojshme!
Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar
Gjithçka është e mundshme! Nuk duhet të dorëzoheni nga planet e juaja, të cilat do të fillojnë që në fillim të kësaj jave. Megjithatë, është mirë që të gjeni një zgjidhje spontane dhe të mos lejoni që problemet të ju dalin nga dora. Vikendi është i domosdoshëm për ju, sidomos nëse planifikoni një lidhje të re.
Ujori
21 janar- 18 shkurt
Gjeni problemet kryesore në punë, qysh të hënën. Jeni punëtorë të mirë. Puna për ju më shumë është argëtim, se sa lodhje. Pikërisht për këtë duhet t’i përfundoni gjërat më herët dhe orët tjera t’ia kushtoni dashurisë. Kujdes, zgjidhni buqetat më të mira të luleve, për ata që i dashuroni.
Peshqit
19 shkurt- 20 mars
Fati është në anën tuaj! Yjet do të ju mbështesin, që në fillim të javës, për projektet dhe gjërat që ju i keni. Kujdes me hapat që merrni! Vetëm kështu do të arrini që të korrni edhe më shumë suksese. Ndërkaq në dashuri ka ardhur momenti që të jeni më i kujdesshëm për partnerin. Blini më shumë dhurata!