E Diel, 1 Nëntor 2026

Terry paguan ‘heshtjen’ e aferave

Ylli i turpëruar, John Terry ka blerë heshtjen e së paku katër dashnoreve të tjera të fshehta, derisa lufton të mbajë sekret jetën e tij seksuale, ka shkruar të dielën revista angleze, News of the World.

Terry është në qendër të vëmendjes në Angli pas tradhtisë që ia bëri gruas së tij, Toni Poole me modelen franceze, Vanessa Perroncel, ish-të fejuarën e Wayne Bridge, bashkëlojtar i dikurshëm i tij nga Chelsea. Kjo e detyroi selektorin e Anglisë, Fabio Capello t’ia marrë shiritin e kapitenit Terryt.

Sipas News of the World, Terry pagoi 750 mijë funta që Perroncel të mbajë të fshehtë aferën e saj me qendërmbrojtësin. Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Terry ka paguar që të mbetet sekret, pasi thuhet se ai ka paguar edhe katër dashnore të tjera që të mbajnë sekret aferat me të.

Përveç shiritit të kapitenit, Terry rrezikon edhe shumëçka tjetër, më e rëndësishmja – martesa e tij me Tonin, me të cilën ka dy fëmijë binjakë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›