E Diel, 1 Nëntor 2026

Cole zihet me Rowetta-n

Anëtarja e jurisë së “X Factor”, Cheryl Cole është futur në një zënkë me garuesen e përparshme Rowetta për planifikimet e saja në paraqitje të Brit Awards.

Cheryl dëshiron që ta bëj një version të këngës “Fight For This Love” që është një kopje e këngës “Hoppy Mondays” që këndohet nga Rowetta.

Por, Rowetta do ta lejoj atë ta përdorë atë vetëm nëse këndon ajo në këngë përderisa Cheryl dëshiron njerëz të tjerë të këndojnë bashkë më të.

“Kompania e saj e incizimit me ka kërkuar mua demon por ajo ka kërkuar që në këngë të këndojnë këngëtarë të panjohur. Ju kam thënë se do të isha e lumtur të këndoj por ata nuk dëshirojnë. Imagjinoni nëse do të dëshiroja unë që të këndoja një këngë të Cheryl dhe ajo nuk do të këndonte! Andaj kjo gjë kurrë nuk do të ndodh”, ka thënë Rowetta për mediat britanike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›