Beyonce kall Brazilin

Beyonce në këtë vikend, është paraqitur në mënyrën e saj më perfekte, pasi ka pasur një koncert që është mbajtur në Brazil për të cilin u tha se ishte një ndër koncertet e saja më të mëdha.
Ka qenë një atmosferë me karnaval brenda stadiumit të Sao Paolo's, Morumbi, ku stadiumi ka qenë i stolisur në mënyrë perfektë dhe ka mbizotëruar ngjyra e arit.
Para se të filloj të këndoj hitinë e saj, “Crazy In Love”, Beyonce tha:
“Dua që të gjitha vajzat e Sao Paolo të dalin dhe të kërcejnë shumë seksi”.
Publiku nuk e dëshpëroi këngëtaren dhe ja filluan kërcimit. Në koncert ishin të pranishëm 60 000 shikues.