E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horror në Rusi, të rinjtë vrasin 16 vjecaren dhe e hanë me patate

MOSKE- Horror në Rusi. Dy të rinj vrasin një vajzë 16 vjecare dhe më pas ja servirin për të ngrënë shoqes së tyre. Maksim Golovatskikh dhe shoku i tij Yury Mozhnov, të dy 20 vjecarë, akuzohen për vrasjen e 16 vjecares Karina Barduchian. Mësohet se të rinjtë kanë mbytur në dush adoleshenten dhe më pas kanë copëtuar trupin e saj të cilin ja kanë servirur me patate studentes Ekaterina Zinovyeva.

Studentja i tha gjykatës në Shën Petersburg se ata kishin në një festë me miqtë e tyre natën e vrasjes në janar të vitit 2009. Ajo tregoi se Karina kishte një lidhje dashurie me njërin nga djemtë dhe se rreth mesnatës ka dëgjuar që të rinjtë kanë shkuar të dy në tualet. Më pas, vazhdon vajza, dëgjova zhurmë uji nga tualeti dhe vendosa të shkoj për të parë cpo ndodhte, por Yury më ndali në rrugë e më tha të kthehesha në shtrat.

"Ata kishin bërë shaka më parë se do të vrisnin Karinën, por, sigurisht, unë nuk mund të besoja se ata flisnin seriozisht" theksoi Ekaterina Zinovyeva përpara trupit gjykues.
Ditën tjetër djemtë i ofruan studentes mish dhe patate dhe ajo e konsumoi ushqimin pa e ditur se po hante mishin e 16 vjecares.
"Ata copëtuan trupin e viktimës në disa pjesë, hëngrën disa prej tyre dhe pjesën e mbetur e hodhën në mbeturina. " tha prokurori Andrei Lavrenko duke shtuar se gjatë kohës që u morën në pyetje djemtë thanë se ishin të dehur e shumë të uritur në kohën që kryen krimin makabër.

Nënë e 16 vjecares deklaroi mes lotëve e trishtimit të thellë se jeta e familjes së saj është shkatërruar nga mënyra e tmerrshme se si vdiq vajza e tyre.
Gjyqi për 2 të akuzuarit pritet të vazhdojë këtë javë ku do të dëgjohen edhe dëshmitë e tyre.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›