Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen dy makina, 2 të plagosur
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia tej normave të lejuara ishte shkaktare e një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezhë- Laç. Përplasja e dy mjeteve pranë kryqëzimit të Shën Kollit shkaktoi plagosjen e rëndë të dy personave.
Në aksident u përfshinë dy automjete, një BMW me targa të huaja që drejtohej nga 25-vjeçari Gent Toma dhe një Benz që drejtohej nga Lek Tuci, 40 vjeç.
Për pasojë të aksidentit mbetën të plagosur Marie Toma, 52 vjeçe, pasagjere në BMW dhe Erjon Tuci, 14 vjeç pasagjer në automjetin e dytë.
Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë për në spitalin e Lezhës ku morën ndihmën e parë.
Por rëndimi i kushteve të shëndetit bëri që të plagosurit të dërgohen për në spitalin ushtarak të Tiranës.
Burimet konfirmuan se 52-vjeçarja Toma dhe 14-vjeçari Tuci ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë së Lezhës që kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ndërkaq, sipas uniformave blu të Lezhës shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i automjetit me targa të huaja.
Kohët e fundit aksidentet janë shtuar ndjeshëm në rrugët e Lezhës duke sjellë dhe një herë në vemendjen e policisë masa drastike ndaj shkelesve të rregullores së qarkullimit rrugor.