E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të hidhet nga pallati me 3 fëmijët për 50 ha tokë

Ka përfunduar në mënyrën më të mirë tentativa e një burri në Tiranë për t’u hedhur nga pallati bashkë me 3 fëmijët e tij. Ngjarja e pazakontë ndodhi rreth orës 12:30 në një ndërtesë përballë ministrisë së Drejtësisë kur Ferik Xhaja tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve me thirrjet për t’u hedhur. Një konflikt pronësie ka qenë shkaku që e ka detyruar Ferik Xhajën, banues në Durrës, të ndërmarrë këtë veprim ekstrem. Ai pretendon se i jane grabitur 50 hektare toke dhe permes afishimit të një pankarte i kerkoi ministrit Nishani zgjidhjen e problemit.

• Ministria e Drejtësisë, hetim pretendimeve të qytetarit
Ka qenë ndërhyrja e forcave RENEA çka bëri të mundur shmangien e tragjedisë, ndërsa në vendngjarje ndodheshin forca të shumta të policisë si dhe ekipet e emergjencës.

Xhaja sëbashku me fëmijët, dy djem dhe një vajzë, zbritën nga tarraca e pallatit pas rreth gjysmë ore negociatash. Ata u shoqëruan në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe pas marrjes ne pyetje autoritetet pritet te marrin ndaj tij nje mase perkatese.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›