E Diel, 1 Nëntor 2026

Horrori në Aushvic, botohen fotografitë e eksperimenteve mjekësore

Këto imazhe që i përkasin hebrenjve në kampet e përqëndrimit në Aushvic janë mes mijëra fotografish të tjera që fotografi Wilhelm Brasse i ka marrë i detyruar nga nazistët.

Wilhelm Brasse është detyruar ti shkrepë këto fotografi të fëmijëve të frikësuar, dhe të dënuarve të tjerë, gjatë eksperimenteve mjekësore ndaj tyre në kampin e shfarosjes ku rreth 1.5 milion njerëz humbën jetën.

Z. Brasse, i cili vdiq këtë javë në moshën 94 vjeçare, ka patur mundësinë  të shohë nga brenda këto horrore, ndërsa ai ka rrezikuar jetën e tij për të ruajtur këto fotografi  tejet të dhimbshme.

Brasse që prej asaj kohe nuk ka prekur aparat fotografik me dorë, pasi kjo i shkaktonte dhimbje të mëdha, dhe përjetonte gjithmonë tmerrin e atyre kohëve. Në vend të ndjekjes së profesionit të tij ai hapi një biznes tjetër, me të cilin jetoi gjithë jetës.

1 2 3 4 5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›