Burundi dhe Papua Guinea e Re njohin Kosovën
Republika e Burundit është shteti i radhës i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, ndërsa Papua Guinea e Re ka konfirmuar zyrtarisht njohjen e bërë më parë.
Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zv/kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli nga ministri i Punëve të Jashtme të Burundit Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura, njofton Zyra e Pacollit.
Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës Lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, Papua Guinea e Re ka konfirmuar njohjen përmes një letre dërguar kryeministrit, Hashim Thaçi nga homologu i tij, Peter O’Neill.
Në letër thuhet se njohja vjen si rezultat i bisedave të vazhdueshme që ka pasur në dy vjetët e fundit ndërmjet dy ministrive të jashtme dhe qeverive.si shtet të pavarur dhe sovran.