Pacolli: Burundi e njeh shtetin e Kosovës

Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se thehet akulli tek këto vende të cilat kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet si Rusia, Kina dhe India që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës”, shprehet Jetlir Zyberaj, këshilltar i zv/kryeministrit Behgjet Pacolli.
Gjithashtu, sipas tij, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb është shumë i angazhuar veqanërisht në sferën ekonomike. Në kontekst të kësaj edhe angazhimi i fundit i zëvendëskryeministrit Pacolli në këtë pjesë ka qenë shumë intensiv.
Gjatë turneut dy javorësh, Pacolli ka vizituar disa herë Zambinë, Burundin, Ruandën, Tanzaninë, Keninë dhe Sudanin e Jugut.