Hose Murinjo I kemi mundesite per titullin

Diferenca me Barcelonën është thelluar në katër pikë, por trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho vazhdon të besojë se skuadra e tij do të fitojë titullin kampion në Spanjë. Madrilenët barazuan në ndeshjen e fundit 1-1 kundër Levantes, duke regjistruar një tjetër hap fals ndaj rivalëve të përjetshëm të Barcelonës që është shpallur kampione e dimrit në Primera Division.
“Në radhë të parë dua të them se nuk e meritonim barazimin, por ky rezultat nuk duhet dramatizuar. Luajtëm më mirë, por u penalizuam në disa raste nga gjykimi. Kampionati është ende i gjatë dhe i kemi të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion. Barcelona po ecën mirë, por une mendoj vetëm për skuadrën time”, ka bërë të ditur trajneri i Realit Jose Mourinho.
Gjithsesi, rezultati i ndeshjes së fundit nuk është pritur mirë nga klubi madrilen, ndërkohë që në mediat spanjolle kane nisur të flasin për një prishje të raportit mes teknikut dhe drejtuesëve të skuadrës. Shkak për këtë është bërë vendimi i Mourinho për të lënë në stol sulmuesin Karim Benzema dhe për të luajtur pa sulmues të mirëfilltë në ndeshjen kundër Levantes. Kjo lëvizje është përkthyer si presion i trajnerit ndaj klubit për të blerë një tjetër sulmues në merkaton e dimrit.
Nertan Prifti