PE per zgjedhjet ne Kosove Mosrespektim i rregullave

Në zgjedhjet e dhjetorit dhe në rivotimet e janarit në Kosovë, janë vërejtur përmirësime teknike, por ka pasur edhe lëshime serioze dhe mosrespektim të rregullave zgjedhore. Deklaratat u bënë gjatë diskutimeve në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Strasburg. U dëgjua edhe vlerësimi se zgjedhjet në Kosovë nuk ishin sipas standardeve ndërkombëtare. Në fjalimin e saj, Ulrike Lunaçek, shefe e delegacionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë, ka tërhequr vërejtjen për mashtrime gjatë numërimit të votave dhe kërcënime.
Ajo ka përmendur se edhe përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë, po kërkojnë që të formohet qeveria e “duarve të pastra”, që do të thotë pa personat, që janë nën hetime. Lunaçek tha se “cilat do parti që të vijnë në qeveri, në Kosovë duhet të ketë ndryshime”. Sipas anëtarit të parlamentit Eduard Kukan, “përshtypja e përgjithshme është e kënaqshme” , por “në shumë vendvotime ka pasur manipulime të qarta dhe falsifikime të procesit zgjedhor”. Sipas tij, “procesi i këtillë zgjedhor në Kosovë e frenon përparimin e përgjithshëm dhe dialogun e Prishtinës me Beogradin”.
Delina Bitraku