E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore biznesi i vogel pa kasa fiskale

100 deri në 500 mijë lekë është gjoba për aktivitetin e biznesit të vogël që nuk është pajisur me kasën fiskale. Dretoi i tatimeve në qytetin e vlorës Roland Haskaj bën të ditur se pajisja me kasa për biznesin e madh ka përfunduar ndërsa biznesi i vogël është shumë mbrapa me këtë proces.

"Cdo subjekt që ka detyrimin për tu pajisur me kasë fiskale dhe nuk është pajisur akoma, është objekt penalizimi nga administrata tatimore, dhe direkt penalizohet me 100 mijë lekë të reja. Nëse pas 15 ditësh përsëri nuk është fiskalizuar, nuk është pajisur me kasë fiskale, detyrimi tjetër është 500 mijë lekë të reja. Dhe pas 15 ditësh të tjera nuk është pajisur përsëri me kasë fiskale mbyllet në mënyrë të detyruar", tha Roland Haskaj, Drejtor i Degës së Tatimeve, Vlorë.

Meqënëse afati i pajisjes me kasa fiskale për biznesin e vogël ka përfunduar drejtori  Haskaj iu bën thirrje bizneseve që janë nën juridiksionin e bashkive Himarë,Orikum dhe Selenicë  të vënë në përdorim kasat si një mënyrë për transparencën e plotë të aktiviteteve të tyre , duke bërë të mundur kështu edhe shmangien e masave administrative të parashikuara për kundravajtësit.

Festim Llanaj    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›