E Diel, 1 Nëntor 2026

Hotel Tirana, tashmë në pronësi të kompanisë Geci

Shitet Hotel Tirana kundrejt shumës 21 milion euro. Aktualisht pronar i vetëm i këtij hoteli është Kompania e njohur GECI sh.p.k, me pronar të vetëm Ramë Geci. Edhe pse në kohë krize ekonomike firma e njohur e ndërtimit të rrugëve Geci e blen "15 katwshin" pasi bëhet fjalë për një nga strukturat hoteliere më të mëdha të vendit me rreth 17 mijë metra katrorw pronë, rreth 170 dhoma, 11 salla aktivitetesh të ndryshme me kapacitete që shkojnë deri në 450 vetë etj.

Hotel Tirana është një simbol dhe pikë referimi e kryeqytetit, e cila njihet nga të gjithë shqiptarët, por që është e tillë edhe për mjaft nga turistët e huaj që vijnë nëTiranë. Ndërkohë që synohet që me një përmirësim menaxhimi dhe me investime të reja, efektiviteti i saj mund të rritet akoma më tej. Tirana International është një hotel me rëndësi edhe për faktin që ka gjetur mbështetje edhe prej sektorit bankar. Këtë e tregon edhe gadishmëria e Raiffaisen Bank për të mbështetur me një kredi të konsiderueshme blerësin GECI sh.p.k.

Ndonëse sistemi bankar nuk përjeton ditë të mira sa i takon masës së kredive me probleme, kur është fjala për raste të tilla, si privatizimi i dytë i Hotel Tiranës, drejtuesit e saj morën vendimin e duhur në një kohë shumë të shpejtë. Kjo tregon se kur është fjala për të mbështetur biznese të sigurta, të mbuluara me kolateral të vlefshëm dhe pa risk, të cilët janë verifikuar si të suksesshëm gjatë një periudhe të gjatë të ushtrimit të biznesit, bankat shqiptare kanë potencialin e duhur financiar. Prej pak kohësh Tirana International Hotel nis një rrugëtim të ri, atë të të qënit nën pronësinë dhe menaxhimin e një pronari të vetëm, një sfidë kjo që do të përballohet në vazhdimësi. Hotel Tirana është ndërtuar që prej vitit 1974, një aktivitet që në kushtet aktuale arrin të sigurojë të ardhura të kënaqshme. Ndërkohë që para se të blihej prej firmës GECI sh.p.k , ky hotel ka qenë nën bashkëpronësinë e 10 individëve aksionerë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›