Miniera e Bulqizes METE i pergjigjet PS-se

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka reaguar ndaj pyetjeve drejtuar kësaj ministrie nga disa deputetë të Partisë Socialiste, në lidhje me minierën e Bulqizës.
METE në përgjigje të pyetjeve kërkon të dijë se, përse në firmosjen e pyetjeve mungojnë deputetët socialistë të zonës Qemal Minxhozi dhe Sandri Abazi.
Sipas ministrisë, shumica e pyetjeve i takojnë viteve 2000-2005, kur deputetët firmëtarë nuk kanë qenë të zgjedhur në strukturat e Partisë Socialiste.
Ndërkohë Ministria e Ekonomisë shton se “në rast se këta deputetë të rinj të PS, kanë të dhëna për lidhje mafioze duhet t’i denoncojnë në Prokurori dhe jo të bëjnë shoë mediatik”.
Sipas ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, përgjigjet e pyetjeve, që deputetët e opozitës i kanë drejtuar ministrisë, do të bëhen shumë shpejt të ditura si për ta ashtu edhe për publikun.