E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH-it i hapet rruga për marrjen e 4.5 miliardë lekëve kredi

Akti normativ u miratua pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave që lejon kompaninë për të blerë energji nga importi për shkak të mungesës së prodhimit vendas.

Në këtë periudhë, çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare është mjaft i lart, çka e detyron KESH-in të shtojë më shumë para në arkën e vet për të përballuar shpenzimet. Deputetët e majtë në komision, kundërshtuar vendimin, duke theksuar se marrja e kësaj kredie nuk i zgjidh problemet financiare të Korporatës.

Me anë të Aktit Normativ, Ministria e Financave propozon lëshimin e letër-garancisë së qeverisë, për lëvrimin e një fondi të caktuar në favor të KESH-it. Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi gjatë mbledhjes së sotme dy kandidaturat për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare, Riçard Marku dhe zonjën Miranda Ramaj./Start/

                                                                                             2011-12-20 14:10
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›