E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, jepet vendimi për bandën Cërrikut

Pas një proçesi maratonë i cili zgjati më shumë se 4 vjet gjykata vendosi denim me burgim të përjetshëm për tre prej anëtarëve të bandës së Cërrikut, konkretisht Meti Bozi, Arjan Toska dhe Roland Sota Xhepexhiu. Binte në sy dënimi i zbutur për dëshmitarin kyç të proçesit,i cili ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Bujar Buzani që mori një dënim prej vetëm 8 vitesh.

Njëkohësisht gjykata ka dhënë dënim me 22 vite burg për 3 të pandehur të tjerë për ngjarjet e Cërrikut. Konkretisht Llazar Bicja, Alban Toska dhe Entel Gashi. Me 21 vjet u dënua Skënder Cani si dhe 23 vjet Tomorr Buzani. Dhënia e verdiktit nga ana e gjykatës u kalua pa reagime nga ana e të pandehurve. Akuzat që rëndonin mbi 9 të pandehurit janë ato “të vrasjes në bashkëpunim në rrethana cilësuese”, ”rrëmbim personi dhe krjimi i bandave të armatosura”.

Tashmë, me dhënien e verdiktit nga ana e shkallës së parë të Gjykatës për Krime te Rënda pjesëtarët e bandës së Cërrikut kanë të drejtë që brenda 10 ditësh nga hyrja, ta apelojnë. Personat e dënuar akuzohen për vrasjen e 6 gardistëve, plagosjen e 9 punonjësve të policisë si dhe rrëmbimin e 2 gardistëve të tjerë në ngjarjet e majit të vitit 1997 në qytetin e Cërrikut.

Ngjarjet e trazuara të majit 1997 çuan në këtë qytet një njësi të gardës për vendosjen e rendit. Sapo kjo njësi mbërriti në qendër të qytetit nisi edhe shkëmbimi i zjarrit, nga ku mbetën të vrarë 6 gardistë dhe u plagosën 9 punonjës policie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›